Të paktën 11 persona kanë vdekur në një stuhi të fortë dimërore që ka goditur Shtetet e Bashkuara ditët e fundit.
Më shumë se një milion shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike dhe mijëra fluturime janë anuluar. Temperaturat shkojnë ekstrem në disa zona, deri në -45 gradë Celcius dhe dëmet janë katastrofike.
Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) tha se sot priten më shumë borë, akull dhe shi, ndërsa 20 shtete dhe kryeqyteti federal, Uashingtoni, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Disa parashikues të motit po e quajnë atë stuhinë më të keqe dimërore që Shtetet e Bashkuara kanë parë në dekada. NWS tha se po sillte temperatura nën zero, reshje të dendura dëbore dhe akumulim akulli me ndikime potencialisht “katastrofike”.
#WinterStorm in the #USA is hitting states from the #South to the #Northeast ❄️
Over 1 million people are without #power ⚡ and tens of thousands of #flights ✈️ have been canceled.
Ice on #wires and #cables is weakening the electrical grid ⛄#Winter #Snow #Rain #Cold #Ice pic.twitter.com/X460GN9Xew— خبرنگار آزاد (@Af_Journalist) January 26, 2026
Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Nju Jorkut, Zoran Mamdani, tha se pesë persona u gjetën të vdekur jashtë gjatë fundjavës. “Edhe pse ende nuk i dimë shkaqet e vdekjes së tyre, asgjë nuk është një kujtesë më e fortë e rrezikut të madh të të ftohtit ekstrem dhe cenueshmërisë së shumë banorëve, veçanërisht të pastrehëve të qytetit të Nju Jorkut”, theksoi ai. Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Mamdani shihet duke u përpjekur të pastrojë rrugët e mbuluara nga bora e madhe në Nju Jork. Në Teksas, autoritetet konfirmuan tre vdekje, përfshirë një adoleshent 16-vjeçar pas një aksidenti me sajë. Dy persona të tjerë vdiqën nga hipotermia në Luiziana, tha departamenti shtetëror i shëndetësisë.
New York Mayor Zohran Mamdani clears the way after the city experienced its biggest snow storm in 5 years. pic.twitter.com/t94evXZYZ6
— The National (@TheNationalNews) January 26, 2026
Uebsajti PowerOutage.com vëren se më shumë se një milion familje janë pa energji elektrike.
Në Tenesi, më shumë se 300,000 klientë rezidencialë dhe komercialë mbetën pa energji elektrike për shkak të një blloku akulli, ndërsa Luiziana, Misisipi dhe Xhorxhia regjistruan më shumë se 100,000 ndërprerje të energjisë elektrike secila.
Autoritetet nga Teksasi në Karolinën e Veriut dhe Nju Jork u bënë thirrje banorëve të qëndrojnë brenda për shkak të kushteve të rrezikshme.
“Shmangni daljen jashtë nëse nuk është absolutisht e nevojshme”, shkroi Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Teksasit në një postim në Twitter.
Stuhia po lëvizte drejt verilindjes dje, me reshje të dendura dëbore të regjistruara në qytete të mëdha, përfshirë Filadelfian, Nju Jorkun dhe Bostonin.
Një shtresë e trashë bore mbulon rrugët dhe trotuaret e Uashingtonit, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.
“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjitha shtetet në rrugën e kësaj stuhie. Qëndroni të sigurt dhe ngrohtë!”, shkroi Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social.
Disa aeroporte kryesore në kryeqytetin Uashington, Filadelfia dhe Nju Jork ishin praktikisht të paralizuara, ndërsa më shumë se 19,000 fluturime për në ose nga Shtetet e Bashkuara janë anuluar që nga e shtuna dhe mijëra të tjera janë vonuar, sipas faqes së internetit FlightAware.
👁️🗨️ | Tormenta invernal causa apagones masivos en 🇺🇸 #EstadosUnidos. Las líneas eléctricas colapsaron por el hielo y más de 1 millón de clientes permanecen sin electricidad.#Tennessee #Mississippi #Luisiana #USA #Sinluz #Apagón #Blackout pic.twitter.com/OEzgSbEGrl
— El Humano Inerte (@elhumanoinerte) January 26, 2026
Stuhia shoqërohet me një deformim të vorbullës polare, një masë ajri që zakonisht qarkullon mbi Polin e Veriut, por këtë herë është zgjeruar drejt jugut.
Shkencëtarët besojnë se frekuenca në rritje e këtyre shqetësimeve të vorbullave polare mund të lidhet me ndryshimet klimatike, megjithëse çështja mbetet e hapur dhe mund të ndikohet edhe nga ndryshueshmëria natyrore.
Trump, i njohur për pikëpamjet e tij që vënë në pikëpyetje ekzistencën e ndryshimeve klimatike, shfrytëzoi stuhinë për të përsëritur skepticizmin e tij:
“A mund të më shpjegoni ju lutem, ‘rebelë’ mjedisorë: ÇFARË NDODH ME NGROHJEN E KLIMËS?”
Autoritetet paralajmëruan për një të ftohtë potencialisht vdekjeprurës që mund të zgjasë një javë pas stuhisë, veçanërisht në Rrafshnaltat e Mëdha Veriore dhe zona të tjera të pjesës qendrore të vendit, ku temperatura e perceptuar mund të arrijë -45°C.















