Ballina Bota Zëvendës-presidentja e Venezuelës: Jemi gati ta mbrojmë vendin, Maduro është i vetmi...

Zëvendës-presidentja e Venezuelës: Jemi gati ta mbrojmë vendin, Maduro është i vetmi president! Të lirohet ai dhe bashkëshortja

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e para në radhën e pasardhjes presidenciale, reagoi sot për zhvillimet e fundit, duke deklaruar se qeveria është e gatshme “të mbrojë Venezuelën” dhe duke këmbëngulur se Nicolás Maduro mbetet “i vetmi president” i vendit.

Në një deklaratë televizive drejtpërdrejt, Rodríguez, e cila kryeson Këshillin e Mbrojtjes së Venezuelës, theksoi se autoritetet janë të përgatitura të mbrojnë sovranitetin dhe burimet natyrore të vendit. “Jemi gati ta mbrojmë Venezuelën dhe burimet tona natyrore, të cilat duhet t’i shërbejnë zhvillimit kombëtar”, u shpreh ajo.

Zëvendëspresidentja kërkoi gjithashtu “lirimin e menjëhershëm të presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores”, duke përsëritur se “i vetmi president i Venezuelës është Nicolás Maduro”.