Ballina Kronika “100 000 euro ose do të publikoj pamjet intime”, shantazhoi 26-vjeçaren, arrestohet...

“100 000 euro ose do të publikoj pamjet intime”, shantazhoi 26-vjeçaren, arrestohet shtetasi kosovar në Tiranë (EMRI)

Policisa e Tiranë ka arrestuar një shtetas kosovar, i dyshuar për shantazh ndaj një shtetaseje të re. Sipas policisë, 37-vjeçari Hasan Loku, banues në Kosovë, ka kanosur një 26-vjeçare përmes thirrjeve dhe mesazheve në një platformë komunikimi, duke i kërkuar shumën prej 100 mijë eurosh me kërcënimin se do të publikonte në rrjete sociale foto dhe video me përmbajtje intime.

Pas marrjes së indicieve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan menjëherë veprimet hetimore dhe, në kuadër të operacionit “Privatësia”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.