Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar. Drejtuesi i një automjeti të vogël ka humbur jetën i karbonizuar në një aksident që ndodhi rreth orës një të natës së kaluar në Porrettana Nord, në territorin e Marzabottos. Volkswagen Lupo i tij, sipas asaj që dyshohet, gjatë një manovre parakalimi u përplas ballë për ballë me një kamion të pastrimit urban që po vinte nga drejtimi i kundërt, më pas doli nga rruga dhe mori flakë. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimi i urgjencës 118 dhe karabinierët, por në momentin e mbërritjes së ndihmës, burri ishte tashmë i vdekur, i karbonizuar brenda kabinës së automjetit.
Bëhet fjalë për Leonard Fjora, 32 vjeç, me origjinë shqiptare dhe banues në Marzabotto. Segmenti i rrugës Porrettana mbeti i mbyllur për qarkullim për disa orë dhe u rihap vetëm në orët e paradites.

Sipas raportimeve të mediave italiane, një automjet që drejtohej nga një 32-vjeçar shqiptar është përplasur “kokë më kokë” me një kamion mbeturinash dhe ka shpërthyer në flakë. Përplasja dyshohet se ka ndodhur teksa shqiptari po tentonte të parakalonte një tjetër automjet.
Karabienierët dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë 32-vjeçarin, i cili dyshohet se është djegur brenda në automjet. Ndërkohë shoferi i kamionit ka marrë vetëm lëndime të lehta.
















