Sot nis një etapë e re në elitën e futbollit tonë për Lavdrim Kasamin, i cili hedh hapat e parë si profesionist në skenën më të madhe të futbollit vendor.
Rrugëtimin e tij e nisi në Akademinë “Dardanët” në Tetovë, u formua te skuadra e Shkëndijës dhe sot është mes më të mirëve.
Kasami ka dy paraqitje me përfaqësuesen U-19 të Maqedonisë së Veriut dhe ka qenë gjithashtu në radarët e kombëtares shqiptare.
Ky është debutimi i tij në elitë – mbajeni mend numrin 77.
Një djalosh me të ardhme të madhe, që meriton fat dhe suksese në skenën futbollistike.
Kontakti i parë me ritmin e elitës tashmë është bërë – dhe Lavdrim Kasami do të përpiqet të lërë gjurmë në futbollin vendor.
View this post on Instagram















