Ballina Lajme Në prag të Ramazanit, Selvija përlot me dedikimin për Shpatin: Një vend...

Në prag të Ramazanit, Selvija përlot me dedikimin për Shpatin: Një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, dhimbja për mungesën e të dashurve bëhet më e ndjeshme, veçanërisht për ata që kanë humbur një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre.

Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë një dedikim rrëqethës për të, duke shprehur boshllëkun që ndjen në prag të këtij muaji të shenjtë.

Përmes dy fotografive bardhë e zi, ku shfaqet e përqafuar me Shpatin, Selvija ka shkruar: “Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,” duke reflektuar dhimbjen e humbjes që mbetet e freskët.

Përveç shprehjes së mallit, ajo ka bërë edhe një kërkesë për besimtarët që do të agjërojnë: “Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë,” ka shkruar ajo.

Në përmbyllje të postimit, Selvija ka gjetur forcën për të uruar ndjekësit: “E juve Inshallah Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë këtë muaj të bekuar!”