Ballina Kronika Aksident tragjik në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë nga Kosova në vendin...

Aksident tragjik në Vjenë, humbin jetën 3 shqiptarë nga Kosova në vendin e punës

Viktimat nga Kosova janë Pajtim Bajrami (1990) nga Klina e Poshtme e Skenderajt, Asllan Musliu (1977) nga Zaplluxha e Dragashit dhe 46 vjeçari Istref Zekaj nga Mojstiri i Istogut.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona. Lajmi është konfirmuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, e cila ka bërë të ditur se tre prej viktimave janë shtetas të Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare nga autoritetet austriake, ngjarja ka ndodhur në distriktin Alsergrund. Një pjesë e konstruksionit është shembur papritur, duke zënë poshtë disa punëtorë që ndodheshin në vendin e punës.

Viktimat nga Kosova janë Pajtim Bajrami (1990) nga Klina e Poshtme e Skenderajt, Asllan Musliu (1977) nga Zaplluxha e Dragashit dhe 46 vjeçari Istref Zekaj nga Mojstiri i Istogut.

Istref Zekaj ka rreth 20 vjet që ka punuar në Vjenë bashkë me tre vëllezërit. I martuar, ka lënë dy vajza të vogla, një 8 dhe tjetrën 4 vjeçare.

Asllan Musliu (49 vjeç) ka shërbyer si pjesëtar i UÇK-së, pas luftës si rreshter në TMK. Pastaj ka 20 e sa vite në kurbet. Ka qenë i martuar, e ka lënë gruan dhe një vajzë 7 vjeçare.

Pajtim Bajrami
Asllan Musliu
Istref Zekaj

 

Screenshot