Ballina Lajme Big Mama jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës...

Big Mama jep lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj

Ka ndërruar jetë nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Big Mama, Emine Kasami.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ajo njofton ndjekësit se varrimi i të ndjerës do të bëhet ditën e sotme.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ndërroi jetë nëna jonë e dashur

Emine Kasami

Falja e namazit të xhenazes do të bëhet te varrezat e reja, ndërsa varrimi do të bëhet më datë 20.03.2026, pas namazit të xhumasë, te varrezat e vjetra.

Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë dhe e bëftë prej banorëve të Xhenetit.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë atyre që e njohën.

Me hidhërim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës Emine Kasami, bashkëshortes së ish-kryetarit të shoqërisë sonë, të ndjerit Adi Kasami, dhe nënës së artistes tetovare Besjana Kasami.

Shtëpia e familjes Kasami, për një kohë të gjatë, ishte edhe vendtakimi ynë, por edhe këndi ku mblidheshim dhe kalonim shumë kohë së bashku, duke debatuar dhe kënduar.

Zonja Emine do të mbahet mend si një mikpritëse e pashoq dhe një person që na donte dhe trajtonte të gjithëve si fëmijët e vet.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të dhe Zoti e shpërbleftë në parajsë shpirtin e saj të bardhë./SHKASH”Xheladin Zeqiri”-Tetovë