Ballina Bota Irani arrin të godasë stacionin e CIA-s në Arabinë Saudite

Irani arrin të godasë stacionin e CIA-s në Arabinë Saudite

Një sulm me dron që i atribuohet Iranit goditi stacionin e CIA-s në ambasadën amerikane në Arabinë Saudite mbrëmjen e së hënës. Kjo është parë si një fitore simbolike për Republikën Islamike që po godet objektiva dhe personel amerikan në të gjithë Lindjen e Mesme, thanë dy burime për The Washington Post.

Qeveritë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, por nuk zbuluan nëse objektivi i sulmit ishte edhe qendra e spiunazhit e SHBA-së.

CIA nuk pranoi të komentojë.

Një informim i brendshëm i Departamentit të Shtetit, i cituar nga Washington Post, tha se sulmi për “shkak të shembjes” së një pjese të çatisë së ambasadës bëri që tymi të hynte në ndërtesë. I njëjti dokument vëren se ndërtesa pësoi “dëme strukturore” dhe se personeli po lëviz vetëm në zona të sigurta.

Shkalla e dëmit nuk u bë menjëherë e qartë. Nuk ka ende asnjë tregues se ndonjë personel i CIA-s u plagos.

Edhe pse sulmi është një goditje e vogël për praninë e agjencisë së inteligjencës në Arabinë Saudite, ai mund të ketë një rëndësi të konsiderueshme simbolike për një regjim që e ka konsideruar CIA-n armikun e tij “numër një” për dekada të të tëra, veçanërisht për shkak të mbështetjes së fshehtë të Uashingtonit për grushtin e shtetit ushtarak të vitit 1953 që rrëzoi kryeministrin e zgjedhur të Iranit.

Ish-zyrtarë të CIA-s që kanë shërbyer në rajon thonë se humbja e bazës është shqetësuese, por ka alternativa.

“Problemet janë pjesë e punës”, – tha një ish-oficer që shërbeu në Lindjen e Mesme, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar çështje të inteligjencës. “Bashkëpunimi me agjencitë lokale është aq i ngushtë sa mendoj se sauditët do të shtrojnë tapetin e kuq” – për të akomoduar personelin e CIA-s tha i njëjti burim. ©LAPSI.al