Ballina Aktualitet Pse u dhanë 34 ditë shtesë për zgjedhjen e Presidentit? Sqaron Kushtetuesja

Pse u dhanë 34 ditë shtesë për zgjedhjen e Presidentit? Sqaron Kushtetuesja

Gjykata Kushtetuese ka dalë me aktgjykim në lidhje me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Në aktgjykim është thënë se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Kushtetuesja ka dhënë edhe sqarime të rëndësishme lidhur me afatet për zgjedhjen e Presidentit, duke interpretuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës në kontekstin e zhvillimeve të fundit.

Duke iu referuar nenit 82 të Kushtetutës, i cili parasheh shpërndarjen e Kuvendit nëse brenda 60 ditëve nuk zgjidhet Presidenti, Gjykata ka theksuar se ky rregull nuk mund të aplikohet në mënyrë automatike në çdo rast.

Sipas Aktgjykimit, në rrethanat konkrete të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, deputetët nuk kanë pasur në dispozicion afatin e plotë kushtetues për ta përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit.

“Megjithatë, duke iu referuar nënparagrafit 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës, përmes të cilit përcaktohet që Kuvendi shpërndahet në rastin kur ‘nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës’, Gjykata marrë për bazë kontekstin specifik të rrethanave të konstituimit të Kuvendit më 11 shkurt 2026, vlerësoi se Kuvendi nuk ka pasur gjashtëdhjetë (60) ditë në dispozicion, brenda të cilës periudhë duhej përfunduar procedura për zgjedhjen e Presidentit”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

Gjykata ka ritheksuar se interpretimi i saj për afatet kushtetuese mbetet i vlefshëm për të gjitha rastet e ardhshme të zgjedhjes së Presidentit.

“Si rrjedhojë, Gjykata rithekson se interpretimi i saj lidhur me afatet kushtetuese të përcaktuara me nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 2 të nenit 86 të Kushtetutës, për zgjedhjen e Presidentit, ashtu siç është specifikuar në paragrafët 153-162 të këtij Aktgjykimi, mbeten të aplikueshme në të gjitha rastet e zgjedhjes së Presidentit në të ardhmen, përkatësisht procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë duhet të fillojë përpara dhe të përfundojë jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”, thekson më tej aktgjykimi, pika 191.

Kushtetuesja vendos: Dekreti i Presidentes s’ka efekt Juridik, deputetët kanë 34 ditë afat për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’.

Komunikata e plotë:

Njoftim për publikimin e aktgjykimit KO72/26 dhe KO74/26

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 25 mars 2026, ka vendosur për kërkesat e bashkuara në rastet KO72/26, të parashtruar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe KO74/26, të parashtruar nga znj. Arbërie Nagavci dhe 30 (tridhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në autorizimet e përcaktuara me paragrafin 2 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nëpërmjet së cilës është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë “së dekretit nr. 24/2026 të datës 06.03.2026, të Presidentes së Republikës së Kosovës, lidhur me shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Gjykata, njëzëri, vendosi:

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË që Dekreti [nr.24/2026] i 6 marsit 2026 i Presidentes së

Republikës së Kosovës nuk prodhon asnjë efekt juridik;

III. TË KONSTATOJË që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga dita e hyrjes

në fuqi të këtij Aktgjykimi kanë tridhjetë e katër (34) ditë për të zhvilluar dhe

përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës ;

IV. TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda

periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në

nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së

Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë,

zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45)

ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe

paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së

Kosovës;

V. TË KONSTATOJË që Vendimi i Gjykatës për vendosjen e masës së përkohshme, i 9

marsit 2026 shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij Aktgjykimi;

VI. T'UA KUMTOJË këtë Aktgjykim palëve;

VII. TA PUBLIKOJË këtë Aktgjykim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në

pajtim me paragrafin 4 të nenit 20 (Vendimet) të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën

Kushtetuese të Republikës së Kosovës;

VIII. TË KONSTATOJË që ky Aktgjykim hyn në fuqi menjëherë.

Kushtetuesja: Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 34 ditësh, vendi shkon në zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’, dhe se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja thotë edhe se nëse presidenti i ri nuk zgjidhet brenda këtij afati, atëherë ‘’ Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë ditësh’’.

‘’IV. TË KONSTATOJË që në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda periudhës së përcaktuar në pikën III të dispozitivit të këtij Aktgjykimi, bazuar në nënparagrafin 3 të paragrafit 1 të nenit 82 [Shpërndarja e Kuvendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi shpërndahet ex constitutione, dhe për pasojë, zgjedhjet e parakohshme për Kuvend duhet të zhvillohen brenda dyzet e pesë (45) ditësh, ashtu siç përcaktohet me paragrafin 2 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafin 6 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës’’, thuhet mes tjerash nga Kushtetuesja.