Ballina Kronika Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet...

Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet në Tiranë

Video/ Momenti kur i riu i vë flakën makinës së 26-vjeçares, arrestohet në Tiranë
05. Opinion.al by dan iela / Mar 8, 2026 at 2:12 PM
Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dy ditë më parë kishte djegur makinën e një 26-vjeçareje, sikurse shihet edhe nga pamjet.

Sipas policisë, i ri e ka kryer këtë veprim për shkak të një konflikti të mëparshëm me familjarë të vajzës.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fire Trail”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndodhur dy ditë më parë.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e një 26-vjeçare, në orët e para të datës 06.03.2026 në rrugën “Theodhori Bej”, për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 02:00, të datës 06.03.2026, në rrugën “Theodhori Bej”, ishte djegur automjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases M. T., 26 vjeçe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit, si dhe për të zbardhur rrethanat.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Fire Trail”, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë krim, për motive të dobëta, për shkak të një konflikt të mëparshëm me një familjar të saj.

Publicitet

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime te mëtejshme.