Ballina Aktualitet Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Skenderaj

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Skenderaj

Një i dyshuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë është arrestuar të martën nga Policia e Kosovës.

I dyshuari është arrestuar në fshatin Soqanicë të Leposaviçit.

Ai dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte rrahur torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta pesëmbëdhjetë 15 civilë shqiptar, si dhe zhdukur gjashtëmbëdhjetë 16 civilë të tjerë në dy lokacione në Skënderaj.

“I dyshuari i lartcekur bazuar në hetimet e zhvilluara dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të MUP-it të Serbisë gjatë periudhës së luftës në Kosovë, i sistemuar në Stacionin Policor të Skenderajt, i uniformuar dhe i armatosur, në mars të vitit 1999 në Skenderaj në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë të tjerë, të organizuar si grup, kanë marr pjesë në operacion policor-ushtarak, ku kanë bërë dëbimin me dhunë të civilëve nga pronat e tyre, kanë rrahur, torturuar, plagosur dhe privuar nga jeta pesëmbëdhjetë 15 civilë shqiptar, si dhe zhdukur gjashtëmbëdhjetë 16 civilë të tjerë në dy lokacione në Skënderaj”, thuhet në njoftim.