Ballina Lajme Çajla dhe Gostivari në zi: Ndahet nga jeta në moshën 41 vjeçare...

Çajla dhe Gostivari në zi: Ndahet nga jeta në moshën 41 vjeçare Halit Elezi – Lito, njeri i angazhuar dhe i respektuar në komunitet

Ditën e sotme, me 28 prill 2026, është ndarë nga jeta në moshën 41 vjeçare Halit Elezi – Lito, ekonomist nga Gostivari, i njohur për angazhimin e tij profesional dhe publik.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, të njohurit,  mediet e Gostivarit. kryetari i Komunës së Gostivarit, Fondacioni Humanitar për zhvillimin e Çajlës etj.

Halit Elezi ishte i punësuar në Drejtorinë për të Ardhura Publike në Gostivar dhe njëkohësisht i angazhuar në Komisionin Komunal Zgjedhor. Ai njihej gjithashtu si aktivist dhe veprimtar politik, i përkushtuar në jetën shoqërore dhe institucionale të kohës.

Humbja e tij e parakohshme është pritur me pikëllim e dhimbje nga familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke lënë pas kujtimin e një njeriu të angazhuar dhe të respektuar në komunitet.

Halit Elezi, i lindur më 2 prill 1985, ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ai do të kujtohet nga familjarët dhe të afërmit si një njeri i dashur dhe i respektuar, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar familjare dhe njerëzore.