Ballina Kronika Humbi jetën në aksident, sot i jepet lamtumira e fundit 32-vjeçarit Enis...

Humbi jetën në aksident, sot i jepet lamtumira e fundit 32-vjeçarit Enis Dervish Osmanaj

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjaret, miqtē dhe dashamirët se dje, me datë 13.04.2026 u nda nga jeta djali im Enis Osmanaj. Varrimi do të bëhet sot datë 14.04.2026 në ora 17:00, në varrezat e fshatit Trubuhoc.
Pusho në paqe Nisi, shkruan Dervish Osmanaj.

Sot varroset Enis Dervish Osmanaj, në ora 17:00 në fshatin Trubuhoc.
Nisi humbi jetën si pasojë e aksidentit me veturë në fshatin Dobrushë, në mëngjesin e së hënës.
Ngushëllime familjes Osmanaj dhe gjithë Istogut!

ENIS (DERVISH) OSMANAJ (14.03.1994 – 13.04.2026)
Enis Osmanaj është 32-vjeçari nga fshati Trubuhoc i cili humbi jetën tragjikisht pas vetaksidentit në Dobrushë të Istogut.
Sipas Policisë së Kosovës, derisa automjeti ishte duke qarkulluar në magjistralen Pejë-Mitrovicë, duke mos ju përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, i njëjti ka humbur kontrollin dhe më pas ka devijuar djathtas, me ç’rast ka goditur shtyllën e betonit, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR- DRP-Pejë.