Kuvendi e miratoi fazën e parë të procedurës për ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, me të cilat parashihet shfuqizimi i modelit të deritanishëm të qeverisë teknike ose kalimtare që zbatohej gjatë periudhave zgjedhore.
Me 67 vota “për”, 13 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur, deputetët morën vendim për përcaktimin e nevojës që ligji të sillet me procedurë të shkurtuar, me çka propozimi e kaloi fazën e parë të procedurës ligjvënëse.
Me ndryshimet e propozuara parashihet ndryshim në mënyrën e organizimit të proceseve zgjedhore dhe funksionimit të pushtetit ekzekutiv, me ç’rast shfuqizohet praktika e deritanishme e formimit të qeverive teknike.
Nga Qeveria arsyetojnë se qëllimi i zgjidhjes ligjore është forcimi i stabilitetit institucional, siguri më e madhe juridike dhe mbrojtja e interesit publik, si dhe sigurimi i funksionimit më efikas të institucioneve shtetërore pa, siç thuhet, marrëveshje të përkohshme politike që në të kaluarën e kanë vështirësuar sistemin.
Në dokument thuhet gjithashtu se korniza e re juridike duhet të mundësojë përdorim më racional të mjeteve publike dhe model më të qëndrueshëm të qeverisjes, me qëllim garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe transparent./TN









![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





