Ballina Lajme Ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare gastronomi nga Peja, Naim Kaliqani

Ndahet nga jeta në moshën 39 vjeçare gastronomi nga Peja, Naim Kaliqani

Ka vdekur në moshën 39 vjeçare gastronomi nga Peja, Naim Kaliqani. Ai po përballej me një sëmundje të rëndë.
Kaliqani njihet për ndershmëri dhe kujdes ndaj shoqërisë dhe punës. Pas vetës, ai ka lënë nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Kaliqani ka qenë një profesionist i shkëlqyer, pjesë e stafit të Hotel Dukagjinit në Pejë, menaxhmenti dhe stafi i të cilit ndajnë dhimbjen me familjen dhe miqtë.
Radio Dukagjini u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij!

Naim Kaliqani – Naki
ALLAHU të nderoftë me Xhennet, Naki.
Vërtetë ke qenë një burrë i mirë në kuptim të plotë të fjalës.
Edukata jote përsonale dhe familjare, sjellja, morali, zemërgjërësia, kujdesi dhe respekti, kanë qenë virtyte tuaja të mishëruara me përsonalitetin tënd.
Kush të ka njohur në Pejë dhe më gjërë, vështirë e ka sot t’ i ndalë lotët, vështirë e ka të mos ndjej dhimbje dhe mërzi.
Por, ne nuk themi asgjë tjetër përveç se:
“të ALLAHUT jemi dhe tek Ai do të kthehemi”.
Gëzim Kelmendi

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit të dy margaritarëve tanë, Tuanes dhe Kejsanit, bashkëshortit të Egzona Bujupi Kaliqani një prind i afërt dhe i përkushtuar,një njeri dhe bashkëpunëtor i çmuar yni për vite të tëra.Në këto momente të vështira, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe ju qëndrojmë pranë me mendje e zemër.
Humbja e një prindi është një dhimbje e madhe dhe e pazëvendësueshme. Ju urojmë forcë, durim dhe mbështetje nga familjarët e të afërmit për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Tuana dhe Kejsani qofshin në rrugën që trasove TI,në rrugën e mbarë,me kuptim e plotë të fjalës NJERI🙏
I paharruar qoftë kujtimi YT😪🙏
R.I.P. Naim Kaliqani

Ah bre Naki, shpirtin ma këpute. E nisëm këtë betejë kundër kësaj sëmundjeje bashkë, ia dhamë fjalën njëri-tjetrit që do të luftojmë deri në fund dhe nuk do të dorëzohemi.
Por sëmundja doli më e fortë se vetë lufta jonë. Edhe terapitë i përballuam bashkë, ndërsa tani më le vetëm për t’u përballur me këtë dhimbje dhe me një sëmundje që ne aq shumë kërkuam ta mposhtim.
Ti luftove me të gjitha forcat për një ditë më të mirë, por nuk ia dole. Zoti të mëshiroftë dhe të shpërbleftë me Xhenet.
Mamit, Zoti ia dhëntë sabrin. Egzonës dhe fëmijëve, Zoti ua lehtësoftë dhimbjen.
Vëllaznit e tu qe luftun deri minutin e fundit,per mat miren e munshem per ty…. Ngushëllime gjithe familjes.
Pusho në paqe, o Naim, o vëllau im.

NDËRRON JETË I RIU NGA KAPESHNICA E PEJËS
GASTRONOMI I NJOHUR NAIM KALIQANI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të të riut nga Kapeshnica e Pejës, gastronomit të njohur Naim Kaliqani.
Ai do të kujtohet për punën, përkushtimin dhe respektin që gëzonte në shoqëri. Humbja e tij është e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kaliqani, të afërmve dhe miqve.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tij./Peja vendi im

Peja sot u rëndua me një lajm shumë të hidhur dhe një humbje shumë të madhe. Një familje humbi një djalë shembullor, një bashkëshort të dashur, një baba të përkushtuar dhe një vëlla të shkëlqyeshëm.
Naim Kaliqani (Naki) do të kujtohet gjithmonë për zemrën e madhe, mirësinë dhe respektin që dha kudo që ishte. Ikja e tij lë një boshllëk të pazëvendësueshëm te familja, miqtë dhe gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Zoti e mëshiroftë me të mirat e Tij dhe e shpërbleftë me xhenet. Ngushëllime të sinqerta familjes Kaliqani. U prehtë në paqe.