Ballina Aktualitet Përurim në Komunën e Zhelinës/Përfundon faza e parë e rekonstruimit të rrugës...

Përurim në Komunën e Zhelinës/Përfundon faza e parë e rekonstruimit të rrugës Merovë–Sallarevë (FOTO)

Përfundon faza e parë e rekonstruimit të rrugës Merovë–Sallarevë

Në Komunën e Zhelinës është promovuar përfundimi i fazës së parë të Projektit për Rekonstruksionin e Rrugës për në fshatrat Merovë–Sallarevë, një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zhvillimin e kësaj komune.

Në promovim morën pjesë edhe zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, si dhe përfaqësues të Komunës së Zhelinës.

Projekti financohet nga Ministria e Transportit, përmes mjeteve të siguruara nga Komuna e Zhelinës, dhe synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në vendbanimet rurale.

Bëhet fjalë për një investim me gjatësi prej afro 3 kilometrash, me gjerësi asfalti prej 5 metrash, ndërsa bashkë me bankinat rruga arrin gjerësinë prej 6 metrash. Sipas të dhënave të prezantuara, në total janë asfaltuar rreth 13 mijë metra katrorë sipërfaqe.

Banorët e Merovës dhe Sallarevës për vite me radhë kanë pritur investime serioze infrastrukturore, ndërsa realizimi i këtij projekti vlerësohet si hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qarkullimit në këtë zonë.

Nga Komuna e Zhelinës theksuan se zhvillimi nuk duhet të përqendrohet vetëm në qendër, por duhet të shtrihet në çdo vendbanim, lagje dhe shtëpi, me qëllim krijimin e një komune më moderne, me rrugë të rregulluara dhe standard më të lartë jetese.

Postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiut:

Sot bashkë me zv.Ministren e Transportit dhe Lidhjeve znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri promovuam një ndër projektet më të rëndësishme të zhvillimit të komunës sonë, përfundimin e fazës së parë të Projektit për Rekonstruimin e Rrugës për në fshatrat Merovë-Sallarevë.
Ky projekt financohet nga Ministria e Transportit, përmes mjeteve të siguruara nga komuna e Zhelinës, dhe është rezultat i punës, angazhimit dhe vizionit tonë që çdo fshat, çdo lagje dhe çdo qytetar të ndiejë dorën e investimeve publike.
Po flasim për një investim konkret me gjatësi prej afër 3 kilometrash, me 5 metra gjerësi asfalt, ndërsa bashkë me bankina rruga arrin gjërësinë 6 metrash, me gjithsej 13 mijë metra katrorë sipërfaqe të asfaltuar.
Banorët e Merovës dhe Sallarevës për vite me radhë kanë pritur investime serioze infrastrukturore. Sot po dëshmojmë se sot jetojmë në kohën e realizimeve dhe punëve konkrete.
Ne besojmë se zhvillimi ynë nuk duhet të ndalet jetë vetëm në qendër, por duhet të shkojë në çdo vendbanim, në çdo shtëpi dhe tek çdo qytetar. Ky është vizioni ynë: një komunë moderne, me rrugë të rregulluara, me standard më të lartë jetese dhe me perspektivë për gjeneratat që vijnë.
Do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, me të njëjtin përkushtim dhe me të njëjtën energji, sepse qytetarët meritojnë më shumë, dhe ne jemi këtu për ta realizuar atë.