Ballina Kronika Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet autori i krimit makabër

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet autori i krimit makabër

Në Rozhajë është arrestuar i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, Vehad Murić (25 vjeç). Ky person nga Rozhaja kërkohej nën dyshimin se mbrëmë, në lagjen Stari Aerodrom (Aeroporti i Vjetër) të Podgoricës, me përdorimin e armës së ftohtë ua mori jetën vëllezërve Denis (28 vjeç) dhe Nezrin Hoti (35 vjeç) nga Bukovica e Rozhajës si dhe Kenan Miraljemoviqit (56) nga Novi Pazari i Sanxhakut.

Policia në Rozhajë ka arrestuar të dyshuarin kryesor për vrasjen e trefishtë që tronditi qytetin, Vehad Murić (25 vjeç).

Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve, i riu nga Rozhaja u lokalizua dhe u vu në pranga pas një operacioni të gjerë policor, të zhvilluar nga strukturat e sigurisë në veri dhe qendër të vendit. Arrestimi u krye në një zonë të hapur në qendër të qytetit të Rozhajës, pas një sërë veprimesh operative dhe taktike.

Vehad Murić

Murić dyshohet se një natë më parë, në lagjen Stari Aerodrom të Podgoricës, ka vrarë me armë të ftohtë tre persona: vëllezërit Denis Hoti (28) dhe Nezrin Hoti (35), si dhe Kenan Miraljemović (56), shtetas i Serbisë nga Novi Pazari.

Denis Hoti dhe Nezrin Hoti

Autoritetet bëjnë me dije se ndaj tij rëndon akuza për “vrasje të rëndë”, ndërsa pritet që, së bashku me kallëzimin penal, të dërgohet në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë për vijimin e procedurave.

Vëllezërit Hoti

Policia thekson se, në këtë fazë të hetimeve, janë mbledhur prova të mjaftueshme që e identifikojnë Murić si autor të drejtpërdrejtë të krimit, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Kenan Miraljemović u vra në Podgoricë dhe policia ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e trefishtë. Miqtë po i thonë lamtumirë në rrjetet sociale.
Ka ndërruar jetë i ndjeri Hot Nezrin nga Bukovica – Rozhajë. Djali i Hajranit dhe Senadës, vëllai i Ernëses, nipi i Selimit, Selmanit dhe Bajramit, si dhe nipi i Selimës. Xhenazja do të falet më 22.04.2026, ditë e mërkurë, në ora 16:30, para Xhamisë Qendrore, ndërsa varrimi do të bëhet në Bukovicë. Hateria do të mbahet në hatarhanen e Xhamisë Qendrore. Më 21.04.2026, në moshën 35-vjeçare, ka ndërruar jetë dhe ka kaluar në ahiret i ndjeri Hot Nezrin, djali i Hajranit, nga Bukovica – Rozhajë. Xhenazja niset më 22.04.2026 në ora 16:30 nga Xhamia Qendrore. Hateria mbahet në hatarhanen e Xhamisë Qendrore. Varrimi do të bëhet në varrezat e Bukovicës. Xhenazja do të falet në oborrin e Xhamisë Qendrore. Allahu e mëshiroftë me mëshirë të gjerë. Të pikëlluar: babai Hajran, nëna Senada, motra Ernese, axhallarët Selim, Selman dhe Bajram, halla Selima dhe familja tjetër e gjerë.