Ballina Bota Trump për luftën në Ukrainë: Po i vjen fundi, Moska dhe Kievi...

Trump për luftën në Ukrainë: Po i vjen fundi, Moska dhe Kievi afër një zgjidhjeje

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka asnjë mirëkuptim midis tij dhe homologut rus, Vladimir Putin që Moska të marrë të gjithë rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.

Kërkesat territoriale të Rusisë kanë mbetur prej kohësh pengesa kryesore në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara që synojnë t’i japin fund luftës, e cila është zvarritur në vitin e saj të pestë.

Ukraina pohon se ngrirja e vijës aktuale të frontit është baza më realiste për një armëpushim, ndërsa Rusia këmbëngul që forcat e Kievit duhet të tërhiqen nga pjesë të Donbasit si kusht për çdo zgjidhje.

Kur u pyet nëse ai dhe Putini kishin një marrëveshje për Donbasin, Trump tha thjesht: “Jo”.

Ai tha gjithashtu se beson që lufta po i afrohet fundit dhe se Moska dhe Kievi po i afrohen një zgjidhjeje, duke i bërë jehonë komenteve të ngjashme të bëra ditë më parë nga Putini.

“Fundi i luftës në Ukrainë… Unë me të vërtetë mendoj se po afrohet shumë”, u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij në Kinë.

I pyetur për mundësinë e udhëtimit në Rusi si pjesë e përpjekjeve diplomatike, Trump tha se do të bënte “çfarëdo që të jetë e nevojshme” për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje, duke shtuar se ajo po “po afrohet”.