Shkupi do të jetë këto ditë qendra e librit dhe kulturës shqiptare me organizimin e Panairit të Librit Shqip 2026, i cili do të mbahet nga 4 deri më 7 qershor. Gjatë katër ditëve të panairit, vizitorët do të kenë mundësi të marrin pjesë në promovime librash, takime me autorë, diskutime letrare, mbrëmje poetike, shfaqje dokumentarësh dhe aktivitete të tjera kulturore.
Në kuadër të manifestimit do të marrin pjesë shkrimtarë, studiues dhe personalitete të njohura nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria. Organizatorët tashmë kanë publikuar programin e plotë të aktiviteteve, i cili përfshin ngjarjet që do të zhvillohen gjatë ditëve të panairit.
PROGRAMI:
E ENJTE, 4 QERSHOR
10:30 – Pikë muzikore Duo Skupi
11:00 – Ceremonia e hapjes së Panairit të Librit Shqip SHKUPI 2026
12:00 – Vizita në stenda
12:30 – Majlinda Bami, dhuratë librash për ITSHKSH (Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë)
15:00 – Portret letrar – Nexhat Rexha, poet dhe studiues nga Kosova
16:00 – Abdullah Zeneli, promovim “Përimtime” (Buzuku)
17:00 – Namik Dokle, promovim “Asnjë trokitje në qiell” (Toena)
18:00 – Rexhep Qosja – Rilindasi i fundit (shfaqja e dokumentarit të realizuar nga Rudina Xhunga, në 80-vjetorin e tij të lindjes dhe fjalime)
19:00 – Rita Petro – mbrëmje poetike (Albas)
E PREMTE, 5 QERSHOR
11:00 – Blerona Ismaili – promovim e bashkëbisedim me lexuesit
12:00 – Emin Azemi, diskutim mbi librin “Letërsia mes interpretimit dhe krijimit” dhe veprat e tjera të tij
13:30 – Skënder Asani, promovim “Bota shqiptare”
15:00 – Qemal Murati, promovim “Fjalori i të folmeve shqipe të Maqedonisë së Veriut” dhe “Dialektologjia shqiptare – të folmet shqipe të Maqedonisë së Veriut (1-5)” (ITSHKSH)
17:00 – Besnik Mustafaj, promovim “Në emër të njëri-tjetrit” (Onufri)
18:00 – Liridon Mulaj, promovim “Net dhe mjaltë” (Onufri)
19:00 – Lindita Ahmeti, lexojmë dhe diskutojmë mbi poezinë e saj
E SHTUNË, 6 QERSHOR
11:00 – Hamza Alili, promovim “Arti i mendimit të mençur dhe reflektimi në shoqëri”
12:00 – Bashkim Hoxha, promovim “Shtëpia e verdhë” (Jozef)
13:30 – Dhurata Xoxa, promovim “Jeta ime me Jakovin” (Buzuku & Agora)
14:30 – Diskutim me poeten dhe studiuesen e letërsisë, Majlinda Rama
15:00 – Yljet Aliçka, promovim “Gjëra që ngjasin” (Mediaprint)
16:00 – Qerim Lita, njoftim me librin e posa botuar “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)”
17:00 – Rexhep Hoti, promovim “Kohë e prerë” dhe “Tjetri në letërsinë shqipe” (Toena, Artini)
18:00 – Kim Mehmeti, promovim “Miell për bukën e nesërme” (Toena)
19:00 – Ndarja e çmimeve.















