Ballina Kronika Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Tragjedi në Kavajë! Vëllai vret vëllanë me thikë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Agonas të Kavajës. Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar në tragjedi

Rreth orës 20:30, dyshohet se gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazë ushqimore për blegtorinë, 76 vjeçari ka goditur me mjet prerës vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

Ky i fundit është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën rrugës.

“Rreth orës 20:30, në fshatin Agonas, Kavajë, dyshohet se, gjatë kohës që ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi M. Rr., 76 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme, autorin e dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

/vizionplus.tv