Ballina Lajme Anthropic dhe OpenAI tejkalojnë Starbucks-in dhe McDonald’s-in mes bumit të inteligjencës artificiale

Anthropic dhe OpenAI tejkalojnë Starbucks-in dhe McDonald’s-in mes bumit të inteligjencës artificiale

Të dhënat: Raportet e kompanive dhe Funda, përmes “Key Context”
Grafiku: Ben Berkowitz/Axios

Të ardhurat nga inteligjenca artificiale po rriten me një ritëm aq të shpejtë, saqë tashmë po i lënë në hije disa nga markat më të njohura në botë.

Pse ka rëndësi: Parashikimet për shpenzime prej triliona dollarësh në infrastrukturën e inteligjencës artificiale fillojnë të duken më të kuptueshme, kur investitorët shohin të ardhurat që po gjenerojnë këto investime.

Sipas shifrave: OpenAI dhe Anthropic, së bashku, janë në rrugë për të arritur një ritëm vjetor të të ardhurave prej rreth 120 miliardë dollarësh, shkroi të hënën Tae Kim, autor i buletinit “Key Context” në Substack, duke iu referuar të dhënave të platformës Funda për kërkime mbi investimet në inteligjencën artificiale.

Anthropic përbën rreth 60 për qind të kësaj shume, falë epërsisë së saj në tregun e klientëve korporativë — një avantazh që OpenAI po përpiqet ta zvogëlojë.

Publicitet

Me këto nivele të ardhurash, të dyja kompanitë do të renditeshin ndër 100 kompanitë më të mëdha të listës Fortune 500, sipas të ardhurave.

Shifra befasuese: Me rreth 71 miliardë dollarë të ardhura vjetore të vlerësuara, Anthropic do t’i tejkalonte të ardhurat e kombinuara të Starbucks-it, prej 37,2 miliardë dollarësh, dhe McDonald’s-it, prej 26,9 miliardë dollarësh.

Kompania pothuajse do t’i tejkalonte edhe të ardhurat e përbashkëta të Starbucks-it, McDonald’s-it dhe Yum Brands, kompania mëmë e Taco Bell dhe KFC.

Këto marka ndërkombëtare kanë një histori prej 50 deri në 100 vjetësh, dhjetëra mijëra pika shitjeje dhe njihen pothuajse në mbarë botën. Anthropic, ndërkaq, u themelua vetëm pesë vjet më parë.

Përfundimi: Kujt i duhet të dalë për të ngrënë, kur Claude mund t’ia japë recetën?/Axios