Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →
Gjatë përplasjeve të sotme mes protestuesve dhe policisë në Rugën e Durrësit është lënduar edhe një gazetar grek.
Mediat në Shqipëri shkruajnë se dyshohet që gazetari të jetë goditur nga një prej gurëve të lëshuar në drejtim të policisë.
Ai është marrë nga shërbimi i urgjencës, dhe është dërguar të Trauma.
Sipas burimeve nga spitali, gazetari ka dëmtime në vesh, por është koshient dhe komunikon.















