Ballina Argëtim Jetë & Stil Biletën e mbajtën për një javë në kuletë, edhe pse aty “gjendej...

Biletën e mbajtën për një javë në kuletë, edhe pse aty “gjendej fituesi i lotarisë 21 milionëshe” (Video)

Një menaxhere udhëtoi me një biletë lotarie prej 21 milionë funtesh në kuletën e saj për një javë, para se ta kuptonte se ajo dhe burri i saj kishin fituar çmimin e parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Donna dhe David Stickley, të cilët u bënë milionerë të Lotarisë Kombëtare, kanë thënë sot se “nuk do të bëjnë ndryshime në jetë” dhe do të vazhdojnë të punojnë pavarësisht fitimit të tyre masiv.

Znj. Stickley, 48 vjeçe, zbuloi se çifti bleu një biletë lotarie çdo natë të së premtes, derisa shkonin në një kafene.

Çifti, të cilët kanë qenë së bashku për 20 vjet, por u martuan në mars, po mendonin për muajin e mjaltit në Hawaii, por e kanë përjashtuar këtë opsion, pas shpërthimit të vullkanit Kilauea.

Çfarë bie në sy është fakti se çifti ka luajtur të njëjtët numra çdo javë dhe ka fituar vetëm shuma të vogla në të kaluarën. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews