Ballina Argëtim Showbiz Një hit i vërtetë: Publikohet një pjesë audio e himnit të Botërorit...

Një hit i vërtetë: Publikohet një pjesë audio e himnit të Botërorit nga Era, Nicky Jam dhe Will Smith

Është publikuar në audio version një pjesë e këngës zyrtare e Botërorit, Rusia 2018 kënduar nga ylli shqiptar, Era Istrefi, ylli latin, Nicky Jam dhe ylli amerikan, Will Smith.

Treshja fantastik kanë bashkuar forcat në këtë këngë të veçantë, e cila tashmë ka versionin audio.

“Live it Up” është një këngë me ritme verore, që i përshtatet pikërisht një gare të futbollit. Projekti është prodhuar nga top producenti, Diplo.

Hiti dominohet nga Era Istrefi, e cila fillon me pjesën e parë të tekstit si dhe është zëri i refrenit të këtij hiti.

Atraktiv duket edhe Nicky Jam, ku superylli latin edhe një herë tregon pse është në krye të top listave.

Era Istrefi këndon në gjuhën angleze, kurse në refren spikat me zërin e saj atraktiv duke dominuar në tërësi këtë projekt.

Kënga do të publikohet me videoklip nesër (të premtën) dhe pritet të dominojë të gjitha top listat botërore.

Ky është suksesi i radhës i madh për Era Istrefin, e cila krijoi njohje ndërkombëtare me projektin “BonBon”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews