Ballina Aktualitet Lajme Pushteti dhe opozita koordinohen për sistemin zgjedhor

Pushteti dhe opozita koordinohen për sistemin zgjedhor

Më 21 maj, në seancë parlamentare pritet të miratohet shpallja e konkursit publik për anëtarët e ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pozita dhe opozita konfirmuan se tashmë nuk ka asnjë mos-marrëveshje sa i takon zgjidhjes së përkohësishme për përbërjen e institucionit për organizimin e zgjedhjeve.

Ky institucion do të kthehen në formatin e mëhershëm, me shtatë anëtarë gjegjësisht me kryetarë dhe dy anëtarë nga radhët e opozitës si dhe me nënkryetar dhe tre anëtarë nga radhët e pushtetit.

Gjithë procedura e emërimit dhe marrjes së detyrës nga anëtarët e ri pritet të përfundojë deri në fund të qershorit. Mandati i tyre do të jetë gjashtë muaj. Më sakt, grupet parlamentare negociatore për ligjet reformuese, nga vjeshta duhet të jenë dakorduar për ndryshime të tjera në Kodin Zgjedhor ku KSHZ-ja parashihet të funksionojë vetëm si institucion administrativ kurse anëtarët të zgjidhen gjashtë muaj para çdo cikli zgjedhor.

Se sa ka gjasa që në bisedime të arrihet edhe marrëveshje për ndryshim të sistemit zgjedhor, gjegjësisht kalimit në një njësi zgjedhore dhe votimit me lista të hapura të kandidatëve për deputetë, partitë kryesisht shprehen optimiste.

Duhet të fillojnë bisedimet sa u takon ndryshimeve të Kodit Zgjedhor për këtë çështje dhe besoj që partitë do të gjejnë zgjidhje në interes të qytetarëve, gjegjësisht të demokracisë në Maqedoni. Partia do të sjellë vendim sa u takon listave të hapura dhe detajeve të tjera por nëse më pyetni mua personalisht, unë nuk kam asgjë kundër të jenë listat e hapura dhe mendoj se në këtë mënyrë, vullneti i qytetarëve do të respektohet në një nivel më të lartë se sa tani – tha Dragan Danev, VMRO-DPMNE.

Kjo çështje ka qenë pjesë e bisedimeve në Përzhinë, por nuk u arrit një gjuhë e përbashkët. Pavarësisht se sistemi me një njësi zgjedhore dhe listat e hapura ishin propozim i LSDM-ja, me këtë nuk pajtohet partneri i saj i koalicionit, BDI-ja, e cila kërkon tre njësi zgjedhore.

Ky është propozimi jonë dhe është në programin tonë zgjedhor të LSDM-së ku qartë dhe pa dyshime themi se jemi për reformë të tërësishme të modelit zgjedhor në kuptimin e një njësie zgjedhore dhe me lista të hapura. Megjithatë kjo nuk varet nga një parti politike për ta definuar por do të dalë si rezultat i bisedimeve të cilat jo gjithmonë janë të lehta dhe jo vetëm mes pozitës dhe opozitës por edhe brenda, mes partnerëve të koalicionit – u shpreh Tomisllav Tuntev, LSDM.

Pushteti dhe opozita shpresojnë që bisedimet për ligjet reformuese të përfundojnë nga fundi i vitit dhe të gjitha çështjet e hapura të marrin formën e draft-ligjeve konkrete./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews