Ballina Argëtim VIDEO/ Lepuri fut në ‘sherr’ dhelprën dhe shqiponjën, ja kush fiton

VIDEO/ Lepuri fut në ‘sherr’ dhelprën dhe shqiponjën, ja kush fiton

Pamjet e pabesueshme tregojnë një betejë epike që ndahet mes një dhelpre të re dhe një shqiponje, pasi zogu gjigant grabitqar përpiqet t’u vjedhë drekën, një lepur.

Videoja e marrë nga Zachary Hartje tregon vrapimin e dhelprës me lepurin në gojë, e cila papritmas sulmohet nga një shqiponjë, e cila arrin të kapë lepurin. Por, dhelpra e ka shtrënguar fort prenë me nofullat e saj dhe për pasojë merret bashkë me të nga shqiponja. Çifti fillon duel në qiell.

Incidenti dramatik, i kapur në San Juan Island në veriperëndim të Uashingtonit, u dokumentua gjithashtu nga Kevin Ebi nga Living Wilderness. Ebi, i cili fotografon rregullisht dhelprat në zonë, e përshkroi momentin si një “veprim veçanërisht dramatik të vjedhjes”.

Ebi tha se mendonte se dhelpra do të lëshonte lepurin dhe do t’i jepte shqiponjës tullace një darkë të lehtë, por u befasua kur ajo u përfshi në betejë me zogun.

E gjithë beteja zgjati më pak se 8 sekonda.

@tn.lajmelokale
@tetovanews