Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, zv/kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministri i Financave Dragan Tevdovski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska, si dhe ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë, Venko Filiçe dhe Kreshnik Bekteshi duhet që të japin dorëheqje për mos zbatimin e reformave, kërkojnë nga VMRO-DPMNE.
Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikolovski sot në pres-konferencë tha se “non-paper”, është përgatitur nga vendet anëtare të BE-së, dhe e ka vërtetuar atë që deri më tani e ka thënë opozita.
“Nuk duhet që të na befasoj që vendet me ndikim si Franca, Holanda, Danimarka vendosin non-paper ku i kundërvihet dhënies së dates për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë në qershor.Këto vende nuk janë armiq të Maqedonisë.Këto vetëm e konstatojnë atë që Komisioni Evropian më herët e kishte shkruar, kurse Qeveria nuk deshi ta lexojë.Qytetarët këtë çdo ditë e shohin, e dijnë se reforma nuk do të ketë në Maqedoni, progres nuk ka, ekonomia fundoset, kriminaliteti dhe shantazhi është gjithëandej, korrupsioni lulëzon”, tha Nikollovski.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





