Ballina Shëndeti 30% e kancerit parandalohet me ushqim

30% e kancerit parandalohet me ushqim

Më shumë se 30% e kancerit mund të parandalohet nëpërmjet një diete të shëndetshme, nëpërmjet aktivitetit të pasur fizik dhe mbajtjes në kontroll të peshës trupore.

Ky përfundim është nxjerrë nga shoqata dhe Instituti Amerikan për Kërkimet Kancerit në një studim të bërë kohët e fundit.
Një përzgjedhje sa më e përshtatshme e jetesës së njerëzve mund të parandalojë në një përqindje të madhe shkaktimin e kancerit dhe në këtë mënyrë të shmangë edhe vdekjen.
Tregues tjetër për shkaktimin e një përqindjeje të madhe të kancerit është edhe duhani, megjithëse reduktimi i tij apo mospirja mundëson mjaft parandalimin e tij.

Konsumimi i lartë i frutave dhe i perimeve, konsumimi i peshkut dhe mbajtja e një diete natyrale, të shëndetshme parandalon shkaktimin e kancerit të stomakut, gjirit, prostatës dhe të mushkërive.

Megjithëse nuk është vërtetuar përfundimisht që ushqimi parandalon sëmundjen e kancerit, provat e fundit tregojnë se ushqimi luan rol të rëndësishëm në modifikimin e rrezikut të kancerit në të shumtën e rasteve.

Studime të tjera tregojnë se konsumimi i ushqimit vegjetarian është faktor kryesor në parandalimin e shumë llojeve të kancerit tek njeriu. Nga ana tjetër, rrezik të lartë në shkaktimin e kancerit kanë përdorimi i ushqimeve të përpunuara, si mishi i kuq, kurse qumështi, alkooli dhe yndyrat rrisin rrezikun e kancereve të caktuara.

Një dietë e pasur me shumëllojshmëri të frutave, perimeve, drithërave dhe çajit të gjelbër apo të zi, arrave dhe farave mund të jetë vendimtare në parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë këtu edhe kancerin.

@tn.lajmelokale
@tetovanews