Ballina Aktualitet Lajme Çështja e emrit përplas Ivanovin dhe Zaevin

Çështja e emrit përplas Ivanovin dhe Zaevin

Presidenti Gjorge Ivanov akuzon kryeministrin Zoran Zaev për manipulim me opinionin në prag të referendumit për emrin. Nga kabineti i kryetarit të shtetit vlerësojnë se perspektiva e Maqedonisë nuk mund të cenohet me asnjë çmim. Sipas Ivanovit, çështja e ndjeshme si kjo e emrit nuk guxon të jetë pazar i një telefonate mes dy kryeministrave.

Kabineti i Presidentit
“Ruajtja e emrit kushtetuese dhe gjetja e zgjidhjes e cila nuk do të pasojë me ndryshime kushtetuese, në asnjë mënyrë nuk bie në kundërshtim me integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Arritja e marrëveshjes ndërkombëtare i përmbajtur në një ose më shumë dokumente të ndërlidhura duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Maqedonisë dhe jo ta parashikojë ndryshimin e saj. Është joserioze dhe jo e përgjegjshme që çështja e emrit të arrihet përmes telefonit mes dy kryeministrave”.

Kryeministri Zaev kërkon nga presidenti Ivanov që të mos i pengojë qytetarët. Sipas tij, referendumi i cili i takon ekskluzivisht qytetarëve do të vendos gjithçka.

Në fund qytetarët janë ata të cilët vendosin në referendum. Gjithsesi unë si kryeministër dhe Ivanov si president duhet tu ndihmojmë qytetarëve dhe jo t’i pengojmë. Besoj se do të kemi takime dhe aty mund t’i shpalosim të gjitha argumentet. Gjithkush të veprojë në bazë të kompetencave të por të mos harrojmë se qytetarët janë ata që na kanë zgjedhur, ata në zgjedhin ata na largojnë – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Derisa Zaev kërkon mbështetjen e kreut të shtetit për tejkalim të problemit që Greqia ka me emrin kushtetues të vendit, Ivanov kërkon konsensus nacional. Sipas tij, parakusht për konsensus duhet të jetë dinjiteti i qytetarëve dhe popullit maqedonas./am/

@tn.lajmelokale
@tetovanews