Ballina Aktualitet Lajme Deputetë e Kosovës vizitojnë Kuvendin e Maqedonisë

Deputetë e Kosovës vizitojnë Kuvendin e Maqedonisë

Komisioni për të drejtat e njeriut, barazisë gjinore, personave të humbur dhe peticione i Parlamentit të Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja Duda Balje sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë.

Deputetët nga Kuvendi i Kosovës do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me anëtarët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të Klubit të deputetëve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews