Ballina Aktualitet Lajme Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO, pas finalizimit të marrëveshjes

Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO, pas finalizimit të marrëveshjes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev vlerësoi pozitivisht marrëveshjen rreth çështjes së emrit. Stoltenberg edhe një herë theksoi se pas finalizimit të marrëveshjes vendi do të hyjë në NATO.

“Problemi me emrin bënte hije një kohë të gjatë në rajon, tani kemi mundësi për një të ardhme më të mirë. Marrëveshja shërben si shembull për të tjerët se si për të konsolidohet paqja dhe stabiliteti. Pres që në samitin pas dy javësh, të ftoheni në negociata për anëtarësim, ndërsa pas finalizimit të marrëveshjes, të hyni në NATO. Pa e finalizuar, nuk mund ta bëni këtë. Dera e NATO-s është e hapur, mos e humbni këtë mundësi”, theksoi Stoltenberg.

Përderisa finalizimi, respektivisht zbatimi i marrëveshjes varet nga rezultati i referendumit që pritet të mbahet në vjeshtë, kryeministri, Zaev iu bëri thirrje qytetarëve të votojnë pozitivisht.

“Republika e Maqedonisë ndërtoi ura për të zgjidhur mosmarrëveshjet me vendet fqinje. Marrëveshja me Greqinë hapi procesin që më në fund të bëhemi pjesë e NATO-s. Hap pas hapi, në vetëm një vit vendi ynë ka arritur atë që askush nuk mund të kishte parashikuar. Vullneti i fortë për të zgjidhur mosmarrëveshjet na solli shumë lajme të gëzueshme. Tani kemi për çfarë të bashkohemi. Le të themi “po” të ardhmes sonë”, tha ndër tjerash Zaev

@tn.lajmelokale
@tetovanews