Ballina Aktualitet Lajme HAHN DHE MOGERINI : RRUGA DREJT BE-SË ËSHTË E QARTË, TANI RADHËN...

HAHN DHE MOGERINI : RRUGA DREJT BE-SË ËSHTË E QARTË, TANI RADHËN E KA MAQEDONIA QË TË ECË PËRPARA

Rruga përpara është e qartë, kjo çon në anëtarësimin tuaj në Bashkimin Evropian. Për të arritur këtë, të gjitha forcat politike e ndajnë përgjegjësinë për mbajtjen e një dialogu konstruktiv dhe vazhdimin e aspiratave të qytetarëve, veçanërisht nëpërmjet reformave të zbatimit të ligjit, shërbimeve të sigurisë, administratës publike dhe ekonomisë së tregut funksionale, kjo është një pjesë nga deklarata e përbashkët, të botuar në faqen zyrtare të BE-së, nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogerini dhe Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han.

“Këto parime qëndrojnë në zemër të historisë së suksesit evropian. Këto gjithashtu janë ato që qytetarët e vendit tuaj duan, duan dhe e meritojnë. Kjo është rruga jonë e përbashkët: sa më shumë Shkupi plotëson nevojat e popullit të tij, aq më shpejt do të përparojë drejt anëtarësimit të plotë në BE” shkruajnë Mogerini dhe Hahn.

Artikulli paraprakKishte vjedhur 300 milion euro, qeveria ja konfiskon dhe ua shpërndan të varfëve
Artikulli tjetërAGJENDA NDËRKOMBËTARE 30/06/2018