Ballina Argëtim I derdhet kafeja, gjesti i rrallë i kryeministrit holandez (VIDEO)

I derdhet kafeja, gjesti i rrallë i kryeministrit holandez (VIDEO)

Në tetor të vitit 2017, kryeministri holandez Mark Rutte u bë një legjendë e gjallë, teksa ai udhëtoi me biçikletë drejt pallatit mbretëror për të takuar mbretin Willem-Alexander të Holandës.
Por Rutte ka rrëmbyer sërish vëmendjen e publikut dhe mediave, pasi teksa hynte në selinë e Parlamentit, iu derdh kupa e tij me kafe dhe ai nuk hezitoi të merrte fshesën dhe ta pastronte vetë katrahurën që u bë.

Gjesti i kryeministrit u vlerësua nga sanitaret e godinës së Parlamentit, të cilat e duartrokitën, teksa ai pastronte dyshemenë.

Nën sytë vigjilentë të shumë dëshmitarëve, përfshirë Alexander Pechtold nga Partia Demokratike dhe Sybrand Buma, ai huazoi një kovë dhe një leckë për të larë dyshemenë dhe një copë leckë për të fshirë disa njolla në objektin ku bëhet check in-i.

Përdoruesit e mediave sociale janë habitur nga veprimi i Rutte, duke e konsideruar atë si një “shembull të udhëheqjes së përulur”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews