Ballina Argëtim Majmunët pijnë alkool, sjelljet e tyre si të dehur do ju shkrijnë...

Majmunët pijnë alkool, sjelljet e tyre si të dehur do ju shkrijnë së qeshuri (Video)

Disa lloje të majmunëve ndajnë zakone të caktuara me njerëzit, siç është shija për pije alkoolike dhe kjo nuk është një mit, të paktën jo në ishullin e San Cristobal, në Karaibe, majmunët vizitojnë bare në plazh për të vjedhur këtë pije dhe për t’u dehur, përcjell rtv21.tv.

BBC ka treguar një video ku mund të shihni sjelljen e këtyre kafshëve të këndshme dhe sigurisht se si përfundojnë pas ‘party-t’. Por, këta majmunë nuk janë vendas në ishull, kanë ardhur si kafshë shtëpiake me skllevër afrikanë në shekullin e shtatëmbëdhjetë dhe janë përshtatur aq shumë sa kanë fituar edhe këto zakone.

Një hetim, i cili studioi 1000 majmunë dhe zakonet e tyre të pirjes, zbuloi se sjellja e tyre është shumë e ngjashme me atë të njerëzve ,. Në fund të party-t, majmunët përfundojnë duke luftuar, duke thyer xhamat, duke hedhur tavolina ose duke u shtrirë mbi ta dhe në plazh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews