Ballina Aktualitet Lajme NDESHJA LIVE/Zvicra dhe Serbia luajnë një sfidë direkte për kualifikim

NDESHJA LIVE/Zvicra dhe Serbia luajnë një sfidë direkte për kualifikim

Zvicra dhe Serbia luajnë sonte një sfidë direkte për kualifikim në turin e dytë të Kupës së Botës. Përballë serbëve, do të jenë 4 lojtarë zviceranë me origjinë shqiptare.

NDESHJA LIVE

“Shaqiri, të lutem, Shaqiri”.

Zvicra është lajm i madh në Rusi, mesa duket më së shumti prej Xherdan Shaqirit, ndërsa bëhet gati për duelin e dytë në Botëror.

Skuadra helvete e di mirë se do të duhet ta heqë shpejt mendjen nga autografet dhe admiruesit dhe të përqëndrohet tek përgatitja për të fituar sfidën ndaj Serbisë, atë që mendohet vendimtare për kualifikimin.

Trajneri Petkoviç nuk ka probleme dëmtimesh apo pezullimesh, ndërsa mori sinjale pozitive nga ndeshja e parë, barazimi 1-1 ndaj Brazilit.

Valon Behrami mbuloi mirë Neymar-in, ndërsa kapiteni Lichtsteiner po ashtu u tregua tepër i fortë.

Zvicra pritet të luajë me të njëjtin formacion, me 4 lojtarët me origjinë shqiptare, Xhakën, Behramin, Xhemailin dhe Shaqirin.

Pikërisht për duelin e tyre me Serbinë, pyetet Petkoviç.

“Nuk mendoj se do të ketë probleme që lojtarët tanë me origjinë shqiptare luajnë ndaj Serbisë. Nuk besoj se do të ketë provokime. Unë nuk kam folur me ta për këtë gjë, sepse i quaj profesionistë. Synimi ynë është të luajmë një ndeshje sa më të mirë, ashtu si ndaj Brazilit, dhe të fitojmë”.

Serbia erdhi pa pretendime të mëdha në Rusi, por pas fitores me Costa Rica-n, shpresat janë të mëdha për kualifikim të shpejtë.

Skuadra ballkanase është përgatitur në Kaliningrad, pranë stadiumit ku do të luhet ndeshja dhe ata, po ashtu si Zvica, nuk kanë probleme.

Mesfushori i Manchester United, Nemanja Matiç, ndihet optimist.

“Natyrisht që e dimë se nëse fitojmë, shkojmë në turin e dytë. Do të bëjmë gjithçka që kjo të ndodhë, por ju e dini mirë se përballë do të kemi një kundërshtar shumë të mirë siç është Zvicra. Edhe kundërshtari do të luftojë për tri pikët. E dimë se ka shumë cilësi dhe e respektojmë, por do të japim maksimumin për të fituar. Edhe ne e kemi cilësinë për këtë gjë”.

Serbia ka tri pikë në grupin E, ndërsa Zvicra vetëm një./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews