Ballina Argëtim Kuriozitete VIDEO: E pazakontë në Shëngjin, një breshkë 45 kg del në breg

VIDEO: E pazakontë në Shëngjin, një breshkë 45 kg del në breg

Një breshkë rreth 45 kg, doli mbrëmjen e djeshme në bregun e plazhit të Shëngjinit, në Lezhë.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha se “rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe”.

Sipas të dhënave, vijon ai, breshka e dalë në bregun e plazhit të Shëngjinit ishte akoma e gjallë dhe e matrikulluar, pra ka qenë objekt studimi i shoqatave të faunës dhe biodiversitetit.

Prendi bën të ditur se breshka është transportuar prej aty në një vaskë me ujë.

“Pasi janë bërë matjet, verfikimi dhe fotografimi i saj, breshka sot është kthyer në ujë”, tha prefekti Gjergj Prendi.

Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

Artikulli paraprakNDESHJA LIVE/Zvicra dhe Serbia luajnë një sfidë direkte për kualifikim
Artikulli tjetërKërkohet zgjidhje për financimin e mediave nga shteti (VIDEO)