Ballina Argëtim Nga kjo datë mund ta blini birrën zvicerane me shqiponjë

Nga kjo datë mund ta blini birrën zvicerane me shqiponjë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre

Birra Luzerner ka njoftuar se paketimi i ri me simbolin e shqiponjës do të jetë në dispozicion për adhuruesit e saj nga e mërkura e ardhshme më 4 korrik, njofton kk.

Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të kësaj kompanie, ndërsa është deklaruar:

”Ajo që filloi si një shaka, tani merr fund me seriozitet të lumtur”.

”Simbolin e shqiponjës dykrerëshe do ta keni në dispozicion nga 4 korriku”, theksohet në njoftimin e Birrës Luzerner.