Ballina Aktualitet Lajme VMRO: Qeveria e paaftë e la vendi jashtë strukturave të BE-së

VMRO: Qeveria e paaftë e la vendi jashtë strukturave të BE-së

Përmes një kumtese me shkrim nga partia më e madhe në vend, VMRO-DPMNE, shprehen se vendi ka mbetur jashtë familjes euro-atlanike për shkak të paaftësisë së Qeverisë.

“Zoran Zaevi është barrë që po e fundos Republikën e Maqedonisë. Shteti mbeti jashtë nga strukturat e BE-së përshkak të paaftësisë së Qeverisë. LSDM-ja në kampanjën zgjedhore premtonte datë për fillim të bisedimeve deri në fund të vitit 2017 dhe gënjeu. Zoran Zaevi personalisht premtonte se duhet të shpejtohet me ratifikimin e marrëveshjes kapitulluese për ndryshimin e emrit në Kuvend, që në Samitin e BE-së më 26 qershor, Maqedonia të marr dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve me BE-në pa kushte. Zaevi gënjeu përsëri”, theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Opozita konsideron se Maqedonia mbetet në vend, korrupsioni është nivel të madh, institucionet dhe gjyqësia janë të partizuara, kurse kriminaliteti i Qeverisë vazhdon.

@tn.lajmelokale
@tetovanews