Ballina Aktualitet Lajme Xherdan Shaqiri “diplomat” pasi tërboi serbët: Nuk merrem me politikë…(VIDEO)

Xherdan Shaqiri “diplomat” pasi tërboi serbët: Nuk merrem me politikë…(VIDEO)

Xherdan Shaqiri, i cili ishte padyshim protagonsti kryesor i sfidës së sotme, foli me pjekuri të madhe në fundin e ndeshjes, ku anashkaloi polemikat në lidhje me festimin e tij, duke treguar se nuk kanë qenë për shkaqet politike.

Shaqiri u fokusua te loja dhe deklaroi se skuadra e tij e kishte merituar fitoren. “Nuk dua të flas për këtë, në futboll ke emocione dhe mund ta shihni çfarë bëra. Është vetëm emocion, jam shumë i lumtur që shënova.

Nuk mendoj se është koha të flasim për këtë festim. Ne kemi treguar moral të madh në këtë takim dhe e kemi merituar fitoren. Nuk është diçka e re për mua që dikush të pres nga unë për ta vendosur ndeshjen. Unë jam këtu për ndeshje të mëdha. Luajtëm si ekip, jam shumë i lumtur që me një gol timin i jap tri pikët skuadrës.

Në fund gjilanasi foli edhe për fishkëllimat që i dhanë tifozët serbë.

“Ishte e pabesueshme ato që dëgjuam. Por ne dëshironim të bënim vetëm punën tonë dhe atë e bëmë. Nuk ishte për politikën, por për futbollin”, përfundoi Shaqiri.

@tn.lajmelokale
@tetovanews