Kristiano Ronaldo ka festuar transferimin e tij nga Real Madrid te Juventus, duke lënë një bakshish shumë të madh për stafin që i kishte shërbyer në resortin grek ku po qëndronte në pritje të mbylljes së marrëveshjes me klubin italian.
Ylli portugez po qëndronte me familjarët e tij në resortin luksoz “Costa Navarino” në rajonin e Peloponezit pas eliminimit nga Kupa e Botës.
Sipas “The Sun”, ai ka mbetur aq i kënaqur nga shërbimi që i kanë bërë në këtë resort turistik, duek e ndihmuar të evitonte edhe paparacët e shumtë gjatë kësaj periudhe, sa që ka lënë një çek të madh si bakshish për t’i falenderuar kur u largua drejt Italisë për t’u prezantuar si futbollisti i ri i Juventusit.
Ai ka lënë bakshish një shumë prej 20 mijë eurosh për punonjësit e hotelit dhe i ka kërkuar stafit drejtues të resortit që kjo shifër t’i shpërndahej në mënyrë të barabartë të gjithë punonjësve, në shenjë falënderimi për përkujdesjen ndaj tij.






![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





