Ballina Lajme Ligji për Mediat rikthehet sot në Komisionin kuvendor

Ligji për Mediat rikthehet sot në Komisionin kuvendor

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Pas një pauze 40 ditore Ligji i Mediave sot do të jetë pikë e rendit të ditës në komisionin parlamentar për Transport dhe Lidhje. Kryetarja e komisionit në fjalë Liljana Zaturovska nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se përmbajtja e debatit nuk varet nga ajo dhe nuk premton dot debat konstruktiv nga kolegët e saj, duke theksuar se asnjë deputetit nuk mund të ia mohojë të drejtën e fjalës. Siç edhe kishte theksuar më parë, arsyeja e shtyrjes së debatit sipas saj, kanë qenë çështjet teknike e jo çështjet politike.

Pushteti akuzon opozitën se nuk e pranon ligjin e ri për shkak se e njëjta nuk dëshiron që t’i largojë njerëzit e saj nga Këshilli i RTVM-së dhe nga Agjencia e Mediave. Ndërsa opozita akuzon pushtetin se me ligjin e ri dëshiron që të instaloj njerëzit e saj që të kontrolloj mediat. Për shkak të këtyre akuzave, Ligji i mediave ka mbetur i bllokuar në fazën fillestare – në Komisionin e Transportit dhe Lidhjeve. Kohëve të fundit, kryetarja e komisionit amë nuk ka thirrur seancë me çka edhe e u bllokua plotësisht debati mbi ligjin.