Ballina Aktualitet Lajme VMRO-DPMNE: Zaev para tre viteve e akuzonte Bujar Osmanin për kriminel

VMRO-DPMNE: Zaev para tre viteve e akuzonte Bujar Osmanin për kriminel

Zoran Zaev ka emëruar për udhëheqës të grupit negociator me BE-në personi i cili para tri viteve e akuzonte për kriminel dhe i kishte ngritur padi penale. Sipas standardeve të Zaevit, Bujar Osmani, i cili para një kohe ishte kriminel, tani duhet ta evropianizojë Republikën e Maqedonisë, reagojnë nga OBRM-PDUKM në lidhje me emërimin e Osmanit për shef të grupit negociator me Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ndryshimi i ligjit zgjedhor me qëllim të që tallen dhe të anashkalohen detyrimet ligjore dhe praktikave të dhëna për votim në KSHZ me 2/3 e shumicës dhe me konsultimin e opozitës është ngulfatje e demokracisë dhe paraqet sulm nda praktikës së deri të më tanishme e cila garantonte vullnetin e qytetarëve. Gjithëpërfshirësja, si vlerë demokratike është shkelur tërësisht nga Zoran Zaev, njeri i cili premtonte debate, ndërsa tani me çdo çmim shkatërron dhe debatin më të vogël”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë se qëndrojnë në principet e kërkesave, të paraqitura dhe koordinuar në mes grupeve të punës në mars rreth konceptit të financimit të partive politike dhe qeverisë në përputhje me marrëveshjen Përzhinos si një garanci për krijimin e kushteve demokratike për një proces zgjedhor. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews