Ballina Aktualitet Lajme Maqedonia e Veriut, faqja prestigjioze për pasaportat ka nisur përdorimin e emrit...

Maqedonia e Veriut, faqja prestigjioze për pasaportat ka nisur përdorimin e emrit të ri

Disa institucione ndërkombëtare ende pa hyrë në fuqi kanë filluar të përdorin emrin e ri Maqedonia e Veriut. Kështu ka vepruar edhe faqja e njohur botërore për rangimin e pasaportave të vendeve e njohur si Passport Index.

Në këtë faqe, tashmë pasaporta e këtij vendi është emërtuar me emrin e ri Maqedonia e Veriut, duke qëndruar në listën përkrahë vendeve të tjera.Kjo është faqja e vetme në internet ku publikohen të dhënat e të gjitha pasaportave, për vendet se ku duhet apo nuk duhet vizë për udhëtim dhe shërbime të tjera.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut ashtu siç është shënuar është renditur në vendin e 117, ku me të mund të udhëtohet pa viza në 76 vende, në 81 shtete duhet vizë, ndërsa në 41 shtete viza merret pas mbërritjes në atë shtet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews