Ballina Aktualitet Lajme Mickoski paralajmëron marsh protestues në Strumicë (Video)

Mickoski paralajmëron marsh protestues në Strumicë (Video)

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hirstijan Miockoski, deklaroi se ditën e diell partia e tij to të organizojë marsh protestues në Strumicë. Në fjalimin drejtuar qytetarëve ai tha:

“Ndihesh i pasigurtë, dita të fillon dhe të mbaron me mendime se si do të kalosh ditën tjetër, pasiguria e varros vetëbesimin tënd dhe shpesh gjendesh në rreth që të sjell dëshpërim. E din thellë brenda teje se kjo nuk është ajo për çka u luftua dhe çka ke paramenduar për shtetin tone të përbashkët. Nuk është as perspektiva evropiane ku njerëzit e tjerë si ti po zhvillohen. Ndjenjë brengosëse se fëmijët duke i rritur shpejt do të kuptojnë se këtu nuk ka perspektivë për to dhe do ta kërkojnë ardhmërinë në ndonjë shtet tjetër të largët, dhe kjo nuk është e ardhmja që e dëshiroje”, thotë Mickoski duke ju drejtuar publikut.

Duke folur për marrëveshjen ai thotë se “Kryeministri thotë se patjetër duhet të dorëhiqesh nga emri i Maqedonisë vetëm për shkak se ashtu më mirë do të jetë, ti e din se nuk është ashtu”.

“Çështja është se a mundet ndryshe? Secilit prej juve ju them, të gjithë, gra e bura, pleq e të ri të cilët ndani të njejtat ndjenja, PO mundet ndryshe, dhe më ndryshe do të vjen nëse dëgjohet zëri yt, zëri i të afërmve të tu, familje miq. Meriton më mirë dhe më e mira do të vijë. Për këtë shkak unë hyra në politikë me mendim të pastër dhe me shpresë se do të lë diçka të mirë pas vetes për ardhmërinë tonë të përbashkët si shtet. Ta mposhtim padrejtësinë dhe të dëgjohet zëri që do të buçasë në zemrat tona dhe të themi duhet më mirë”.

Për këtë shkak, Mickoski ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen atij dhe OBRM-PDUKM-së ditën e diell në protestën që do të mbahet në Strumicë në ora 13:00./Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews