Ballina Shëndeti 7 simptoma të endometriozës që nuk duhet t’i injoroni

7 simptoma të endometriozës që nuk duhet t’i injoroni

Ngërçe dhe menstruacione që stërzgjasin? Shumë në këtë vetëm tundin duart e tyre sikur të ishte një dukuri normale, por është e mundur që këto janë shenjat e ndonjë sëmundje që ndikon deri në 10 për qind te femrat në periudhën riprodhuese.
Endometrioza është një çrregullim i dhimbshëm ku indet, të cilat normalisht ndodhen brenda në mitër rriten jashtë mitrës.

Disa mjekë përshkruajnë endometriozën si një “gjendje lufte”, dhe nëse nuk trajtohet, sëmundja kthehet në një problem serioz që do të shoqërojë atë gjatë gjithë periudhës riprodhuese të jetës, transmeton KosovaPress.
Për fat të keq, nuk është gjithmonë e lehtë për t’u diagnostikuar, pasi disa nga simptomat mund të tregojnë për çrregullime të tjera të tilla si sindroma e zorrëve nervoze, sëmundje inflamatore e legenit, apo sindroma paramenstruale. Përveç kësaj, ndërsa disa femra vuajnë nga simptoma shumë të theksuara dhe të dhimbshme, shumë të tjera nuk e marrin seriozisht. Në çdo rast, nëse vëreni ndonjë shenjë të endometriozës, është më mirë që të planifikoni një vizitë te gjinekologu, pasi që sëmundja mund të jetë shumë e parehatshme, por në shumicën e rasteve trajtohet me sukses. Menstruacione të dhimbshme Ngërçet që nuk qetësohen edhe pas marrjes së barnave janë një nga simptomat më të njohura të endometriozës.

Dhimbja në pjesën e poshtme të barkut mund të ndodhë disa ditë para periudhës dhe të zgjasë deri në fund, dhe mund të jetë e fuqishme sa që nuk mund të shkoni në punë ose në shkollë. Menstruacione të bollshme Endometrioza shkakton jo vetëm periudha të dhimbshme, por edhe shumë të bollshme. Nëse keni nevojë për të ndryshuar tampon çdo orë ose dy, dhe vëreni mpiksje gjaku, është e mundur që ju të vuani nga endometrioza. Menstruacione të gjata Gjakderdhja nuk duhet të zgjasë më shumë se gjashtë ditë, por në endometriozë vazhdon për më shumë se një javë. Marrëdhënie të dhimbshme Në fazat e hershme marrëdhëniet janë të dhimbshme vetëm para periudhës, ose kur sëmundja është e përparuar, seksi vazhdon të jetë i dhimbshëm vazhdimisht, madje edhe para vetë raportit seksual.

Shkarkim i dhimbshëm i zorrëve dhe i traktit urinar Endometrioza mund të rritet në zorrë dhe diçka e përditshme, si shkuarja në tualet, bëhet e dhimbshme. Simptomat ndryshojnë, nga kapsllëku dhe ngërçet e zorrëve e deri në të përziera, diarre, dhimbje dhe gjakderdhje nga rektumi. Mundim dhe lodhje Secili prej nesh ndjen PMS – disa ditë të lodhjes, pak dhimbje dhe pakënaqësi. Tani kjo shumëfishohet dhe do të kuptoni se çfarë do të thotë të kesh endometriozë. Sëmundja mund të shkaktojë përzierje të përhershme. Infertilitet Problemet me konceptimin kanë midis 30 dhe 40 për qind të femrave që vuajnë nga endometrioza. Në fakt, shumë prej tyre që nuk kanë simptoma të sëmundjes zbulojnë se kanë endometriozë vetëm kur kontaktojnë një mjek për infertilitet.

Artikulli paraprakSuedia – Zvicra, formacionet zyrtare
Artikulli tjetërMickoski paralajmëron marsh protestues në Strumicë (Video)