Ballina Shëndeti Mungesa e ujit në trup ndikon në të menduar

Mungesa e ujit në trup ndikon në të menduar

Studiuesit zbuluan se humbja e lëngjeve e cila korrespondon me dy për qind të peshës së sportistëve rezulton në çrregullime të funksionit njohës.

Shkencëtarët kanë gjetur se dehidrimi shkaktuar probleme sidomos në detyrat që kërkojnë vëmendje, dhe të ashtuquajturin funksion ekzekutiv, i cili përfshin, për shembull navigim të hartave, drejtshkrim, aritmetikë ose korrigjim të teksteve.

Ronald Rot, profesor i mjekësisë emergjente në Universitetin e Medicinës në Pitsburg, thotë se simptomat e dehidrimit janë impotenca e përgjithshme, dobësia e muskujve, zvogëlimi i sekretimit të urinës, konfuzioni.

Për ditët e ngrohta, rekomandon një plan trajnimi në mënyrë që dehidratimi të mos çojë në vendime të gabuara. Ai paralajmëron dhe nuk duhet konsumuar sasi të tepërt të ujit pasi kjo mund të çojë në një gjendje të rrezikshme – hiponatremi.

“Është e rëndësishme të dimë se si ta rregullojmë marrjen dhe humbjen e lëngjeve”, thotë Rot. Ai sugjeron kontrollin e ngjyrës së urinës e cila është shumë e ndritshme nëse merret shumë ujë dhe e verdhë intensive ose e errët nëse personi është i dehidratuar

@tn.lajmelokale
@tetovanews