Ballina Aktualitet Lajme Rot takohet me Osmanin

Rot takohet me Osmanin

Ministri shtetëror Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot sot do të takohet me zëvendëskryetarin e Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Në takim do të diskutohet për përgatitjet e procesit të skriningut, gjendjen politike aktuale në kontekst të përgatitjes së referendumit lidhur me marrëveshjen me Greqinë si dhe tema të tjera lidhur me integrimet evropiane të Maqedonisë, informojnë nga kabineti i Osmanit. Takimi do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane.

Ministri gjerman Rot pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov porositi se Maqedonia ka bërë hap historik drejt NATO-s dhe BE-së dhe se do të ishte tragjike nëse ajo rrugë pengohet.

“Pa zgjidhje të emrit nuk ka perspektivë konkrete për në BE dhe NATO. Ky është sukses i madh, depërtim historik dhe do të ishte tragjike nëse pengohet rruga e mëtejshme drejt BE-së. Duhet të ekzistojë bashkëpunim konstruktiv. Qeveria bart përgjegjësi të veçantë për këtë, por edhe opozita mban përgjegjësi”, ka porositur ministri shtetëror kompetent për Evropën në Ministrinë e Jashtme gjermane, Mihael Rot.

@tn.lajmelokale
@tetovanews