Ballina Shëndeti SFIDË? PRO ET KONTRA LEGALIZIMIT TË PREPARATEVE MEDICINALE TË KANABISIT?

SFIDË? PRO ET KONTRA LEGALIZIMIT TË PREPARATEVE MEDICINALE TË KANABISIT?

Prof.dr.sci. Sylen Vranica & Mr.sci. Pervin Rushiti Vranica

Në doktrinën e përgjithshme medicinale egzistojnë mendime për dhe kundër përdorimit të preparateve medicinale të kanabisit?Në shumë vende të botës siq janë: Austria, Britania e Madhe, Çekia, Slovakia, Gjermania, Finlanda, Suedia, Spanja, Portugalia, Franca, Italia, Holanda, Rumania, Izraeli, shumë shtete në SHBA, Greqia, Peru, Kanadaja, Bullgaria, Zvicra, Slovenia, Kroacia, Maqedonia, Bangladeshi, Filipinet, Peru, Uruguaji, Çile si edhe Korea e Veriut, këto preparate ose janë dekriminalizuar ose legalizuar. Dekriminalizim do të thotë se preparatet nuk paraqesin akt kriminal, ndërsa legalizim, do të thotë se mund të furnizohen në mënyrë legale me recept nëpër barnatore.

Sipas të dhënave dhe eksperiencave të ndryshme, preparatet medicinale të kanabisit, deri më tani, më shumë janë përdorur për trajtim tek skleroza multiple, karcinomët e ndryshëm, AIDS-, parkinsonizmi, depresioni, ndërsa, Organizata Botërore Shëndetësore (OBSH), e ka legalizuar përdorimin e saj tek epilepsitë! Kjo nuk do të thotë se këto sëmundje mund të mjekohen plotësisht, por që gjendja e pacientëve të tillë përmirësohet dukshëm, duke iu bërë jetën më të lumtur?!

Një fabrikë në Shkup, Replek, prodhon produkte të kanabisit medicinal në formë të vajit, supozitorive dhe yndyrave, që ipet edhe pa recept, ndërsa kompania amerikane, NYSK, ka hapur një repart në Ohër, Maqedoni, për prodhimin e 20 llojeve të kanabisit medicinal për nevojat e Maqedonisë dhe të shteteve europiane. Siq dihet, substanca narkotike e kanabisit është tetrahidrokanabinoli (THC), që krijon varshmëri psiqike, ndërsa preparati medicinal i kanabisit, përbëhet nga substanca jo psikoaktive, kanabidioli, në koncentrim 5-12%, rrjedhimisht, si i tillë, nuk krijon asnjë lloj të varshmërisë!

Në Greqi, planifikojnë që me këtë preparat të fitojnë 1-1,5 miliardë dollarë në vit!?
Ne kohet e fundit patëm një pacient që lëngonte nga një lloj i çrregullimit epileptik, i cili në terapinë antiepileptike nuk reagonte, por me përdorim të preparatit medicinal të kanabisit, gjendja e tij u përmirësua dukshëm, nuk përjetonte më sulme?! Në këtë rast duhet të theksojmë se prindët e pacientit me vetë dëshirë nisin të aplikonin këtë terapi, gjë që na befasoi këndshëm.

Mos të harrojmë se në stomatologji dhe degë të tjera të mjeksësisë, si mjet anestetik lokal, përdoret preparati medicinal i kokainës, që është një mjet narkotik mjaft i fortë. Tani shtrohet pyetja çfarë të veprojmë më tutje? Egzistojnë mendime të ndara në këtë aspekt, po apo jo?! Gjithsesi, mjaft na ndihmoi thënia e një pacientë të sëmurë nga skleroza multiple që thotë se: “më mirë të jetoj në mënyrë ilegale se sa të vdesë në mënyrë legale”?! Kurrsesi të mos prodhohet ky preparat në mënyrë stihike, pa kontrollë, jashtëligjshëm, por në mënyrë të verifikuar shkencore medicinale!? Nëse legalizohet në mënyrë institucionale përdorimi i preparatit medicinal të kanabisit, atëherë gjasat që tregu të furnizohet me preparate të dyshimta dhe fatale të kanabisit, pothuajse plotësisht do të zhdukej?!

@tn.lajmelokale
@tetovanews