Ballina Aktualitet Lajme SHTYHET GJYKIMI PËR THAÇIN DHE MIJALLKOV

SHTYHET GJYKIMI PËR THAÇIN DHE MIJALLKOV

Me dëgjimin e dëshmitarëve Boris Kondarko, Violeta Duma, Subhi Jakupi dhe Vasil Kërstev, gjykimi për lëndët e PPS-së “Titanik 2” do të vazhdojë më 27 gusht.

Në seancën e sotme janë lëshuar dy incizime të “bombave” ku dëgjohet se si ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov bisedon me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi dhe tregon se nevojitet që anëtar i PDSH-së të votojë për ankesën e KSHZ-së për vendvotimin 1727 në Strumicë.

Në incizimin e dytë dëgjohen se si Menduh Thaçi i lajmërohet anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibrahimi për të votuar mbi ankesën në Strumicë, pasi ashtu është dakorduar, respektivisht VMRO-DPMNE të votojë në Çair.

Në vazhdim është lëshuar edhe DVD incizim nga seanca e KSHZ-së ku anëtarët debatojnë për ankesën e anëtarit të Njësisë zgjedhore komunale në Strumicë, ku në incizimin dëgjohet se si ish kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko thotë se nuk ka bazë për anulimin e votimit në vendvotimin kontestues, derisa anëtarët e KSHZ-së nga VMRO-DPMNE thonë se patjetër ajo të anulohet.

I akuzuari Menduh Thaçi ka kërkuar transkriptimet me përkthim të tërë seancës së KSHZ-së, me çka gjykatësi Ognen Stavrev tha se do të provojë të sigurojë të njëjtën, pasi në incizimin dëgjohen më shumë biseda përnjëherë.

Në këtë lëndë të akuzuar janë lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov si dhe ish anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.

@tn.lajmelokale
@tetovanews